Binaku e quan njeri me dy mendje Molliqajn, thotë të ndihet keq që ka punuar me njerëz të tillë!

Një prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje  në Pejë, Bajram Binaku ndjenë keqardhje që ka investuar  e punuar me njerëz të cilët sipas tij kanë punuar “me dy mendje në LVV”.

Binaku me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ende nuk mund ta beson që një djalë si Dardan Molliqaj mund të largohet nga Vetëvendosje, e që sipas tij i ka dhënë një goditje të fortë jo vetëm lëvizjes, por edhe shokëve të ngushtë të tij.

Ai ka shtuar se nuk është në dijeni për takimin e Molliqajt në Pejë, dhe ka shtuar se takimet me të duhet bërë vetëm me një kusht, e që është të mbetet në VV pa kushte, përcjellë GazetaBlic.

Krejt në fund Binkau i është drejtuar Molliqajt duke i thënë që të mos i përmbysë të gjitha të mirat e sukseset që sipas tij ia ka sjellë VV-ja, dhe i ka tërhequr vërejtjen që nuk do ta ketë as autoritetin e as meritën sikurse e ka pasur në vetëvendosje.

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”:

Me vjen shume keq,qe investimin Tim,pa hile e paskam bere dhe per njerez,qe paskan punuar me dy mendje ne LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Akoma nuk jam duke besuar,se nje djale i ri,plot energji,i menqur e aktivist,si Dardani,mund ta leshoje a te ndahet nga levizja,duke i dhene nje te rene te forte dhe Jo vetem levizjes,por dhe shokeve me te ngushte.
Me kujtohen takimet e shumta:
Takimi ne Dallas,perbri fakultetit te biznesit, ku e themeluam vetevendosjen per Peje dhe me insistimin e tij u zgjodha kryetar.
Takimet ne zyren e sapohapur ne qendren tregtare.
Takimet ne shtepine e tij, me muhabet: buke kripe e zemer dhe me sharki deri ne mengjes,
nuk mungonin bisedat, per gjendjen e keqe ne Kosove dhe nevojen per ndryshime.
Ishte nder aktivistet me te Ri, qe u zgjodh sekratar I pergjitheshen I organizates.
Punetor,komunikues e shok para se gjithash.
Dardan,mos I permbys te gjitha te mirat e sukseset,qe I ke sjellur Vv bashke me shoke.
Kurr nuk do ta keshe as autoritetin e as meriten si ne VV. çoft edhe me nje perfitim marramendes financiar. Dardani mund dhe ta formoje ndojnje subjekt politik,por Jo te qendruashem.
Takimet me Dardanin duhet te behen vetem me nje kusht: Te mbetet ne VV pa kushte.
Une personalisht,nuk e kam taku as jashte e as ne seli te vetevendosjes e as qe jam ne dijeni per takimin e tij ne PEJE.Bajram Binaku – Facebook

SHPËRNDAJE