Bisedat për koalicion: Këto janë dy postet kyçe që po i kërkon LDK-ja

LDK dhe VV janë larg koalicionit që do të ndërtonte qeverinë e re.

Burime brenda dy partive kanë shpjeguar për Portali.info se posti i presidentit dhe udhëheqja e dialogut po i mban larg njëra-tjetrës këto parti.

Sa i përket presidentit, VV do që pas largimit të Thaçit, presidenti të jetë konsensual nga shoqëria civile ose akademia, derisa LDK do që ai të jetë Isa Mustafa.

LDK-ja e do gjithashtu postin e kryeparlamentarit dhe Ministrinë e Jashtme.

Ministrja e Jashtme, që do të jetë edhe zëvendëskryeministre, duhet sipas LDK-së të udhëheqë me dialogun.

Vjosa Osmani synon ta ketë ketë pozitë.

Vizita e saj e fundit në ShBA është arsye shtesë pse Osmani do të synojë udhëheqjen e dialogut.

Por me këtë nuk pajtohet asesi Kurti.

SHPËRNDAJE