Biznesmeni i krishterë ndërton xhami për punëtorët myslimanë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Një biznesmen i krishterë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ndërtuar një xhami në mënyrë që punonjësit myslimanë, të mos udhëtojnë drejt një vendi tjetër për të kryer ritet e tyre fetare.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Saji Cheriyan me prejardhje indiane, i cili mbërriti në shtetin e Gjirit me vetëm disa qindra dirhemë në vitin 2003.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ai e ndërtoi biznesin e tij gjatë 15 viteve të fundit dhe, kur ai vuri re se punëtorët duhej të merrnin taksi për të shkuar në xhaminë më të afërt, vendosi për të ndërtuar një të tillë për ta.

“Ata duhet të shpenzojnë të paktën Dh20 (5.44 dollarë) për të shkuar në qytetin Fujairah ose në një tjetër zonë industriale për të marrë pjesë në lutjet e xhumasë. Pra, mendova se do t’i bënte të lumtur nëse do të ndërtoja këtu një xhami, pranë strehimit të tyre”, ka thënë Cheriyan.

Siç bëhet e ditur, xhamia në Fujairah është ndërtuar për 1,3 milionë dirheme (354,000 dollarë) dhe ka vend për 250 adhurues në të njëjtën kohë. Veç kësaj, në oborrin e saj mund të vendosën edhe 700 persona të tjerë.

Puna e ndërtimit filloi më shumë se një vit më parë dhe xhamia përfundimisht u përfundua, sapo filloi Ramazani këtë vit.

“Kur fjala u përhap rreth xhamisë sime, shumë njerëz të tjerë gjithashtu ofruan të holla, materiale ndërtimi dhe të tjera. Por unë i kam refuzuar, pasi që doja që ajo të ndërtohej nga paratë e mia”, ka thënë biznesmeni, vlera neto e pasurisë të së cilit llogaritet rreth 18 milionë dollarë.

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE