Bleona Qereti-Arian Çanit: Po të mos ishe i martuar, do martohesha me ty

L

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka qenë e ftuar mbrëmë (e premte), në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Ajo ka treguar se është në përgatitje të një libri biografik, i cili do të dalë në shitje së shpejti, dhe flet për jetën artistike të këngëtares.

Mes shakave të shumta, ata kanë zhvilluar një bisedë rreth faktit se si Bleona pas kaq vitesh është beqare, dhe lidhja e saj e vetme është me kamerat.

Bleona Qereti (Foto: Getty Images)
Bleona Qereti (Foto: Getty Images)

Tutje, Bleona e ka ngacmuar Çanin duke i thënë se është i martuar, sepse po të ishte i lirë, mbase do të martohej me të.

Më poshtë gjeni dialogun Bleona-Çani në emisionin e djeshëm të “Zonë e Lirë”:

Bleona Qereti: Ti je i martuar Arian, sepse ne të dy mund të ishim martuar bashkë, në këto kushte unë kam vetëm kamerën, është e vetmja që nuk më ka tradhtuar. Çdo mashkull tjetër më ka tradhëtuar në mënyrën më të poshtër që mund të ekzistojë, kamera është e vetmja që nuk më tradhton.

Arian Çani: Po të mos isha i martuar, do martoheshe me mua zemër…?

Bleona Qereti: Sigurisht që po, na fal Pufi…

Arian Çani: Nuk mërzitet Pufi jo, ajo ka rrezik më thotë mere në shtëpi Bleonën. Ti vërtetë më ke xhan mua edhe pse nuk i kam 1 milionë Dollarë.

Bleona Qereti: Sigurisht që të kam xhan! Mos u kap me 1 milionë dollarëshin. Që të bëjmë përkthimin shqip shqip, ajo gjë ose është marrë me dashje për të shitur lajmet ose bëhet nga injoranca. Unë besoj që jam njeriu më i keqkuptuar në Shqipëri. /Telegrafi

SHPËRNDAJE