Blerim Devolli s’ka dhënë përgjigje para deputetëve, mund të ftohet përsëri për dëshmi rreth Z- Mobile

Shefi i Dardafonit, Blerim Devolli e pati problem që të flasë për milionat që i ka shkaktuar dëm Telekomit me praninë e mediave. Kur kjo kërkesë e tij i dështoi pasi që s’iu  aprovua nga deputetët, Devolli nuk e foli asnjë fjalë pa folur së pari me tre këshilltarët e tij, që morën edhe shumë kritika se qeshnin e flisnin, duke mos i respektuar deputetët. Mesa duket biznesmeni do të flasë edhe një herë para deputetëve. Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, në një bisedë për Gazetën Express po thotë se Devolli shumë shpesh iu ka ikur përgjigjeve duke thënë se nuk i kujtohen momentet e situatat

Biznesmeni Blerim Devolli zgjodhi që para deputetëve të Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ta kopjojë qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi, kur u ftua të jap llogari për gylenistët.

Njëjtë si presidenti, edhe Devolli pyetjeve iu përgjigj me pyetje, heshte atëherë kur i konvenonte apo përgjigjej se kishte harruar se çfarë kishte ndodhur se kishin kaluar disa vite që nga nënshkrimi i kontratës me Telekomin.

Megjithatë, kur i dështoi kërkesa për të folur pa praninë e mediave, Devolli filloi të jap llogari, por, asnjë fjalë se foli pa u konsultuar me tre vartësit e tij, të cilët e këshillonin çka të ju përgjigjet deputetëve.

Me që ai kërkoi seancë të mbyllur fillimisht, nuk përjashtohet mundësia që ai të thirret edhe njëherë e të flasë pa praninë e gazetarëve.

Për të folur për këtë temë, Gazeta Express ka kontaktuar kryetarin e Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Visar Ymeri.

Ymeri ka bërë të ditur se mundësia që ai të thirret prap mbetet e hapur, derisa një gjë e tillë ka mbetur të diskutohet në komision.

“Në mbledhjen e fundit të komisionit, kur edhe intervistuam z. Blerim Devollin, e kemi lënë të hapur mundësinë që ta ftojmë prapë nëse gjatë përgjigjeve në pyetje shohim se ka nevojë për një mbledhje të mbyllur për media. Kjo mundësi erdhi si rezultat i kërkesës së z. Devolli që seanca e intervistimit të jetë e mbyllur, kërkesë kjo që Komisioni e hodhi poshtë. Ende nuk kemi diskutuar në Komision për këtë çështje, dhe nëse e shohim të rëndësishme ta thërrasim prapë në intervistim dëshmitarin në fjalë”, deklaroi Ymeri.

Kryesuesi i komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe VALA, po thotë se janë duke i mbledhur të gjitha kërkesat për dokumentacion që i kanë bërë deputetët, për t’ia dorëzuar të njëjtit në mënyrë zyrtare.

“Meqë kërkesat kanë dalur gjatë intervistimit nga deputetët jemi duke i mbledhur të gjitha në mënyrë që ta bëjmë kërkesën zyrtare për to”, shtoi tutje.

Deputeti i PSD’së, thotë për Express se janë disa pyetje të cilat Devolli iu është shmangur, e shton se ky intervisitm ishte i rëndësishëm për punën e Komisionit.

“Mendoj që në përgjithësi anëtarët e komisionit kanë marrë përgjigjet në pyetjet të cilat i kanë shtruar. Problematike mbeten një numër përgjigjesh të cilat janë shmangur duke deklaruar se nuk i kujtohen momentet e situatat për të cilat shtrohej pyetja. Natyrisht dëshmitari e gëzon të drejtën edhe të refuzojë të përgjigjet në pyetjet të cilat mund të paraqesin problem për të. Megjithatë ky intervistim ka qenë tejet i rëndësishëm për punën e Komisionit dhe ka pasur rezultat të dobishëm”, tha Ymeri.

Ai po shton se deri më tani kanë siguruar dokumentacion mjaft voluminoz e se për të shqyrtuar atë janë ndarë deputetët e komisionit nëpër grupacione.

“Shqyrtimin e tërë dokumentacionit mjaftë voluminoz për subjektin e hetimit në Komisionin tonë jemi duke e bërë në grupe të ndara të deputetëve. Meqë gjatë muajit qershor kemi qenë të përqendruar në intervista, gjatë korrikut do të kemi më shumë punë në shqyrtimin e dokumentacionit dhe vlerësimin e tij nga perspektiva profesionale e ekspertizës. Si dhe do t’i ballafaqojmë materialet e ndryshme që vijnë nga palë të ndryshme”, përfundoi deputeti Ymeri.

Në anën tjetër, ditë më parë, shefi i Z-Mobile, që me kontratën me Telekomin gati e çoi këtë kompani drejt falimentimit, u ftua të raportojë për dëmin që ia ka bërë kompanisë publike.

Ai gjatë raportimit tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se prej vitit 2010 deri në vitit 2018 kompania e tij, i ka fituar vetëm 5 milionë euro.

Gazeta Express ndëraq ka marrë vesh nga burime brenda komisionit se Devolli u ka dorëzuar deputetëve të hyrat e Z-Mobile, derisa dokumente të tjera pritet të dorëzojë në muajt në vijim. /

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE