Blerim Kuçi afër dorëheqjes

Sekretari i i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi muaj më parë pati premtuar dorëheqjen nga posti i deputetit, nëse brenda këtij viti qeveria Haradinaj nuk arrin të realizojë premtimin për liberalizimin e vizave.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit”, kishte thënë ai.

Kuçi kishte thënë se ky zotim i tij për dorëheqje nga posti i deputetit do të kryhet.

Por, komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot se liberalizimi i vizave për kosovarët pritet të ndodhë më 2020, e jo në vitin 2019.

Ai kërkoi nga kosovarët të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se viti 2020 është më realisti, por mos u bëni peng i numrave”, porositi Hahn.

SHPËRNDAJE