Blerim Latifi: Avdullah Hoti do të jetë kryeministër kukull, si Bajram Kosumi e Agim Çeku

Formimi i një Qeverie të re dhe kryeministri i mundshëm i saj po vazhdon të ngjallë debate në mesin e shoqërisë sonë, shkruan Veriu.Info

Pas lajmit se kandidati i LDK-së për Qeverinë e re të mundshme do të jetë Avdullah Hoti, për këtë ka reaguar filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi.

Në një reagim në Facebook, Latifi ka thënë se Hoti edhe mund të jetë njeri dhe ekonomist i mirë, por si kryeministër ai s’do të jetë më shumë se një kukull i versionit të Bajram Rexhepit apo të Bajram Kosumit ose Agim Çekut.

Postimi i plotë:

Abullah Hoti mundet që është njeri i mirë. Unë personalisht e besoj këtë. Mundet që është edhe ekonomist i mirë, ndoshta edhe i pakorruptuar, por në konjukturën politike aktuale, ai s’mund të jetë më shumë se një kryeministër kukull.

Një version i ri i Bajram Rexhepit, i Bajram Kosumit apo Agim Çekut. Veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, se në të kundërten kryeministrat kukull janë të programuar për të dështuar. Dhe, mrekullitë mbase mund të ndodhin diku tjetër, veç jo në politikën kosovare.

SHPËRNDAJE