Blerim Latifi: Fjalimi i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit bindës, por problemi nuk qëndon këtu!

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar fjalimin e Presidentit Hashim Thaçi dhe atë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Latifi thotë se të dy këto fjalime ishin bindëse por problemi qëndron tek bindja e të tjerëve.

Fjalimi i Presidentit mbrëmë ishte i mirë! Në veshët tanë tingëllon bindës.I mirë ishte edhe fjalimi i Edi Ramës, të cilin ai e shpërndau sot në profilin e tij në facebook. Edhe ai ishte bindës për ne.Por problemi nuk qëndron këtu.Problemi qëndron tek bindja e të tjerëve. Si të sigurohet ajo?

Latfi tutje shprehet se si Shqipëria shtu edhe Kosova nga viti në vit kanë humbur fuqinë për t’i bindur të tjerët në drejtësinë e argumenteve të tyre.

Ai thotë se kjo po ndodh pasi kemi vazhduar ti bëjmë keq punët dhe detyrat tona.

Postimi i plotë i Latifit:

Fjalimi i Presidentit mbrëmë ishte i mirë! Në veshët tanë tingëllon bindës.I mirë ishte edhe fjalimi i Edi Ramës, të cilin ai e shpërndau sot në profilin e tij në facebook. Edhe ai ishte bindës për ne. Por problemi nuk qëndron këtu.Problemi qëndron tek bindja e të tjerëve. Si të sigurohet ajo? Përgjatë gjithë këtyre viteve, si Kosova, si Shqipëria, nga viti në vit, kanë ardhur duke e humbur fuqinë për t’i bindur të tjerët në drejtësinë e argumenteve të tyre.

Kjo ka ndodhur sepse kemi vazhduar t’i bëjmë keq punët dhe detyrat tona. Qytetarët i kemi sjellë në ditën që të mendojnë nga mëngjesi në darkë si të gjejnë një rrugë për të ikur nga vendi, partnerët tanë perëndimorë i kemi zhgënjyer me pafuqinë tonë për të ndërtuar shoqëri ku sundimi i ligjit është realitet e jo premtim elektoral, dhe me këto dy dështime i kemi inkurajuar armiqtë e kombit tonë që të vazhdojnë me planet e tyre për defaktorizimin e tij në Ballkan.

Dihet qysh moti: nuk mund të shkelqësh në politikën e jashtme, gjatë kohës që politikën e brendshme e ke për faqe të zezë. Sa më keq t’i bësh punët në shtëpinë tënde, aq më pak do të respektohesh jashtë saj. Dhe respekti e besimi shkojnë bashkë. Kjo do të thotë se kur humbet i pari, i njëjti fat e pret edhe të dytin.

SHPËRNDAJE