Blerim Latifit i shkon një përgjigje nga NISMA, i thonë se është veç njëri nga këshilltarët që “e luan derën”

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka shkruar një status në Facebook për partinë Nisma, e kjo duket se nuk i ka pëlqyer deputetit të kësaj partie, Enver Hotit. Ky i fundit ka reaguar ndaj shkrimit të Latifit, për të cilin ka thënë se nuk po ka me çfarë të merret

Hoti ka thënë se Latifi në mesin e një numri enorm të këshilltarëve, e pa detyra konkretë, duet të merret me diçka.

“Këshilltari i Kadri Veselit paska folur diçka për Nisma Socialdemokrate, duke tërhequr një paralele aspak reale por meqë këshilltari në mesin e një numri enorm të këshilltarëve, e pa detyra konkrete, duhet të merret me diçka , e populli ka thënë: Kur s’ke çka bën tjetër: ” luaje së paku derën””, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje i ka bërë thirrje Latifit të mos frikësohet nga gatishmëria e Nisma’s për zgjedhjet, siç i ka quajtur ai betejë politike.

“Këshilltar! Mos u frikëso nga gatishmëria e NISMA’S për beteja politike siç janë zgjedhjet. Por frikësohuni nga puna juaj dhe nga ajo si i keni punët në shtëpinë tuaj. Gjithmonë shtetet përreth e kanë injorurar gatishmërinë e Shqipërisë , por në fakt SHQIPËRIA EKZISTON, e ajo që nuk është më është ish Jugosllavia edhe pse besonte shumë në fuqinë e saj!”, ka shkruar Hoti.

Latifi në shkrimin e tij kishte thënë se ka shumë miq në Nisma dhe mikut duhet t’I thuhet e vërteta.

“Kam shumë miq në Nisma dhe mikut i duhet thënë e vërteta në sy: Ky slogani i tyre “Ne jemi gati!”, seç po ma kujton kohën e xhaxhit Enver, kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!””, ka shkruar Latifi në Facebook./GazetaExpress

SHPËRNDAJE