Blerim Xhemajli shënon një super gol dhe shpëton skuadrën e tij nga humbja

Bologna ka arritur që të marrë së paku një pikë në ndeshjen ndaj Parmas, falë një goli tejet të bukur nga Blerim Xhemajli.

Bologna dhe Parma ndanë pikët në ndeshjen e javës së 13’të në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në ‘Renato Dall’Ara’ përfundoi me rezultatin 2-2.

Dejan Kulusevski dhe Simone Iacoponi shënuan për mysafirët, ndërkaq Rodrigo Palacio dhe Blerim Xhemajli shënuan për vendasit.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar shënoi golin e barazimit vetëm pak sekonda para se ndeshja të përfundonte.

Ndryshe, Bologna renditet në pozitën e 15’të në Serie A me 13 pikë.

VIDEO

SHPËRNDAJE