BLLOKOHEN MBI 8 TONELATA MISH TË KONTAMINUAR

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri njofton se në një aksion të saj në qytetin e Elbasanit ka bllokuar mbi 8 ton mish që dyshohet se është i kontaminuar, transmeton albinfo.ch.

Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm,  në subjektin tregtar të E.L, 42-vjeç.

Pronari është paditur pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga aksionin e përbashkët të Policia me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me licencë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti. Mishit të konfiskuar do t`i bëhet analiza të mëtejshme.

SHPËRNDAJE