Blloku drejt shpërbërjes? Pas Britanisë, edhe ky vend me ndikim mund të dalë nga BE-ja

Ka kohë që BE-ja nuk i ka punët edhe aq mirë. Dëmin më të madh po ia shkakton rritja e lëvizjeve nacionaliste dhe populiste. Kjo u vërejt qartë edhe me vendimin e Britanisë që të dalë nga blloku me anë të referendumit.

Mirëpo, pas goditjes që ia dha Britania me vendimin e saj për të dalë nga blloku, tani të njëjtën mund ta bëjë edhe një vend tjetër anëtar i Bashkimit Evropian.

Rruga është shtruar për Italinë që ta lërë BE-në, derisa dështimet e Brukselit që t’i mbajnë premtimet për popullin italian nënkupton se ata do të dalin nga blloku tregtar elitar, sipas ish-liderit konservator William Hague.

Ish-sekretari i jashtëm ishte duke diskutuar problemet me burokratët e BE-së që do t’i ketë koalicioni i krahut të djathtë, derisa burokratët e Brukselit përpiqen “të parandalojnë italianët nga pranimi i benefiteve për të cilat kanë votuar”.

Duke shkruar në një kolumne të një gazete, Hague tha: “Dy partitë që sapo kanë nominuar kryeministrin në mënyrë të përbashkët, janë një kombinim krejtësisht i ri, që kundërshtojnë ashpër shumicën e politikave të ndjekura në vendin e tyre dhe në pjesën tjetër të Evropës në dekadat e fundit.

“Ata kanë qenë kundër euros për një kohë të gjatë, kanë premtuar që të deportojnë qindra mijëra imigrantë ilegalë, dhe kanë adoptuar një program ekonomik që cilësohet si i çmendur nga ekonomistët konvencionalë”.

Megjithatë, në artikullin e Telegrafit, ish-sekretari i jashtëm përshkroi se si është skeptik për atë nëse koalicioni do të jetë në gjendje të mbajë premtimet në politikë kur BE-ja të përfshihet.

Hague tha se një gjë për të cilën mund të jemi të sigurt është se kjo do të shpjerë në një zhgënjim të madh.

“E lënë me mjetet e veta, koalicioni i ri italian do të zbulonte shpejt se asnjë person me mend në kokë nuk do t’i ofronte para për ta bërë këtë dhe se ekonomia është shumë e madhe për çdonjërin që ta godasë”.

Partitë në koalicion aktualisht në pushtet në Itali, Forza Italia dhe Frateli d’Italia, fituan zgjedhjet e katër marsit të mbajtura më herët. Koalicioni përbëhet nga parti populiste me skepticizëm të theksuar ndaj Bashkimit Evropian.

SHPËRNDAJE