‘Bomba’ e Merkel: 60 deri në 70% e gjermanëve do të infektohen nga Koronavirusi

Sipas tabloidit gjerman ‘Bild Zeitung’, kancelarja gjermane angela Merkel ka thënë se “ne po përballemi me një sfidë të pa parë ndonjëherë dhe se rreth 70 % e gjermanëve do të infektohen”.

Merkela u shpreh se përhapja e mëtejshme e epidemisë ‘varet nga ne’ dhe se “qeveria gjermane do marrë masa drastike për të penguar përhapjen e infeksionit”.

Sipas Bild, kancelarja gjithashtu tha se “ngjarjet publike jo thelbësore dhe ato sportive” duhet të anulohen.

Sidoqoftë, sipas Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania është më e përgatitur sesa vendet e tjera në përballje me infeksionin sesa vendet e tjera anëtare të BE-së.

Megjithatë në Gjermani deri tani ka rreth 1574 të testuar pozitiv nga koronavirusi dhe dy viktima.

SHPËRNDAJE