‘Bomba’ e verës, sulmuesi i Liverpool transferohet te Bayern?

Bavarezët e mendojnë lojtarin si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandovskit, i cili tashmë ka mbushur 31 vjet dhe nuk do të mund të luajë për një kohë të gjatë me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Firmino (28 vjeç), shihet si e ardhmja e sulmit të skuadrës gjermane duke e parë moshën relativisht të re të brazilianit, përcjell lajmi.net.

Oferta fillestare për drejtuesit e Të Kuqve pritet të jetë 75 milionë funte e cila vështirë se do të pranohet nga kampionët e gjashtëfishtë evropian duke e parë rolin e Firminos në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Sipas raportimeve të Daily Mail, gjermanët, përveç brazilianit, po tentojnë ta transferojnë edhe Leroy Sanen e Manchester Cityt, i cili ishte shumë afër kalimit në Allianz Arena në verën që lamë pas.

Me anësorin e lënduar qysh prej fillimit të sezonit, pista ’Firmino’ pritet të jetë shumë më serioze ndonëse vështirë e arritshme.