Bombardon Xhaka, Shqipëria në avantazh

Shqipëria ka kaluar në avantazh përmes një supergoli nga mesfushori Taulant Xhaka.

Xhaka nga një distancë e largët ka shënuar për 1:0 në minutën e 55 –të, njofton Klan Kosova.

Kuqezinjt janë duke luajtur dukshëm më mirë se Izraeli dhe si rezultat erdhi edhe goli i mesfushorit.

Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në kuadër të Ligës së Kombeve.