Bonucci iu kërkon falje tifozëve të Juventusit, shikoni si reagojnë ata

Leonardo Bonucci u rikthye në Juventus gjatë kësaj vere, mirëpo nuk është pritur aspak mirë nga tifozeria e “Zonjës së Vjetër”.

Bonucci u transferua në verën e kaluar te rivali i Juves, Milani, ku qëndroi vetëm një vit për t’u rikthyer përsëri në Torino gjatë kësaj vere.

Ai në stinorin e kaluar sa ishte me Milanin, i kishte shënuar gol Juventusit dhe pastaj kishte festuar në “Allianz Stadium”.

Në dy ndeshjet e para me Juventusin në këtë stinori ai është brohoritur disa herë gjatë lojës nga tifozët e Juventusit, mirëpo në fund të ndeshjes mes Juves dhe Lazios, ai u drejtuar nga tribunat e ultrasve dhe iu kërkoi falje atyre, përgjigjja e shumicës së tyre ishte me duartrokitje.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri iu është vënë në mbrojtje qendërmbrojtësit duke thënë se ata do ta falin.

“Do të marrë kohë por tifozët do ta falin Bonuccin”, ka thënë Allegri./Express

SHPËRNDAJE