Bordi i emëruar nga Kurti shkarkon ‘dostin’ e Kadri Veselit, Kryeshefin që sulmoi fizikisht punëtorin

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, i emëruar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, ka shkarkuar sot Besim Baraliun, kryeshefin e ndërmarrjes.

Në mbledhjen e mbajtur të martën, bordi i drejtorëve të KRU “Hidroregjioni Jugor” i ka ndërprerë Baraliut kontratën e punës.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura arsyet e shkarkimit të Baraliut, dyshohet se shkak për shkarkimin e tij janë problemet që ish-kryeshefi ka pasur me ligjin.

Dy vjet më parë, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Baraliun për sulmin fizik ndaj një punëtori dhe shkaktimit të lëndimeve të lehta trupor.

Baraliu ishte dënuar me gjobë në vlerë 500 euro për veprën e lartcekur.

Ndryshe, siç shihet edhe në foto, Besim Baraliu njihet si person i afërt me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

SHPËRNDAJE