Bosnje: Arrestohen 16 persona për kontrabandim të kosovarëve

Në aksionin e quajtur “Albatros”, që është zhvilluar në Bosnje e Hecergovinë që nga orët e hershme të mëngjesit, 16 persona janë arrestuar, të dyshuar se kanë kontrabanduar nga Bosnja për në territorin e Kroacisë dhe pastaj në vende të BE’së një numër të madh të qytetarëve serbë nga Kosova, të cilët nuk kanë dokumente të vlefshme udhëtimi.

Personat nën hetime në këtë rast akuzohen për veprën penale të organizimit të një grupi për kryerjen e veprës penale të “kontrabandimit të migrantëve”, përcjell gazetametro.net.

Në të njëjtën kohë, në zonën e këtyre kantoneve, zyrtarët e Shërbimit për Çështjet e të Huajve të BiH kryen kontrollin e tetë objekteve, të cilat besohet se përdoreshin për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Veprimi u krye me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Veçantë për Krimin e Organizuar, Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin dhe dhjetëra policë nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) kanë marrë pjesë.