Bota është 12 vjet larg nga katastrofa, paralajmërojnë shkencëtarët

Shkencëtarë të ngrohjes globale bëjnë të qartë se bota gjendet para një rreziku të madh, për shkak të ndryshimeve klimatike. Ata u bëjnë thirrje liderëve të shteteve se duhet të merren masa urgjente të evitohet rreziku nga ngrohja, thatësia, përmbytjet që mund ta kaplojnë botën, brenda jo më larg se 12 vjetëve.

Shkencëtarët më të mirë të ngrohjes globale thonë se brenda disa vitesh, temperaturat do të rriten për 1.5 gradë celsius. Kjo, sipas shkencëtarëve, do ta rrisë dukshëm rrezikun nga thatësira, përmbytjet, dhe do të sjellë varfëri për miliona njerëz, transmeton Express.

Autorët e një raporti të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, në kuadër të OKB-së, i cili është publikuar të hënën, kërkojnë që të merren masa urgjente dhe të bëhen ndryshime të reja, për të parandaluar rritjen e temperaturave,

Temperaturat në tokë janë 1 gradë celsius mbi mesataren e temperaturave paraindustriale dhe autorët e këtij raporti sugjerojnë të merren masa që temperaturat të mos rriten për më shumë se 0.5 gradë.

Që nga viti 2016, kur liderët botërorë u mblodhën në Paris për të diskutuar rreth ngrohjes globale, politika dhe shkenca kanë pasur mungesë bashkëpunimi në këtë çështje, e cila nga shkencëtarë cilësohet si mjaft serioze për gjendjen e planetit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, para dy viteve pati paralajmëruar tërheqje të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja.

Duke parë uraganët në Amerikë, arritjen e rekordit të thatësirave në Afrikë dhe zjarret në malet e Arktikut, shkencëtarët bëjnë të qartë se ndryshimet klimatike janë duke ndodhur, transmeton Gazeta Express.

SHPËRNDAJE