Bota jep mbi 1 miliard euro për Shqipërinë, Rama citon Biblën e Kuranin

Pas konferencës së donatorëve, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro, Rama falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se BE mund të na ngre nervat, por është unik dhe është projekti më vizionar dhe i mrekullueshëm për të bërë njerëzit bashkë.

Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm mbulojë të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë.

Mbi 100 shtete dhe intitucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro” tha Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në mbyllje të konferencës.

Kryeministri Edi Rama nuk përmbajti gëzimin për arritjen e qëllimit, që siç tha ai as në imagjinatën më të shfrenuar nuk do të kishte menduar këtë rezultat.

Edi Rama: Ndërsa vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe. Po thonim nëse arrijmë te 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndjehemi se kemi pasur sukses, përtej 50% të shumës mund të ketë qenë magji.

Kjo është përtej imagjnatës së shfrenuar. Nuk di çfarë të them por më lejoni të jem mistik se në çfarë mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, korinthët ku thuhet “sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vimë nga e njëjta frymë.

Nëse një pjesëtar vuan të gjithë vuajnë së bashku, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojnë së bashku. Unë jam i nderuar dhe shpresoj që të gjithë ju të gëzoni së bashku për mua dhe Shqipërinë. Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin: Njerëzimi është një komb i vetëm!

Ja sa dhuruan secili prej shteteve:

Franca jep 60 mln euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milion euro do ti investojë përmes projekteve të ndryshme.

Suedia do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.

Danimarka do të japë 2 milion euro për rindërtimin.

Polonia do të japë 2.7 milion euro për rindërtimin.

Greqia do të japë 2.5 milion euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore.

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Finlanda jep 300 mijë euro.

Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.

Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin

Bullgaria jep 100 mijë euro per rindertimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjkatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.

Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.

Rumania jep 2 milion lei.

Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.

Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht por nuk jep shifër.

Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër.

Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.

Serbia jep 2 milion euro grant.

Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër.

Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.

Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.

Kosova jep 200 mijë euro grante.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.

Gjermania – do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.

Suedia do të dhurojë 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.

Kroacia jep 1 milione euro per shendetesine

KE jep 100 milionë euro përvec 15 milionë

“Shtetet anëtare kanë ndërmarrë një angazhim të madh. Komisioni Evropian vetëm, angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së. Kjo përtej 15 mln euro që unë deklarova në dhjetor, ku nuk përfshihen kontributet e shteteve anëtare.

Ju ftoj që të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë që të ngrihet në këmbë shpejt” u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milion euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e mjedisit të biznesit.

Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 mln euro kredi.

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milion euro.

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.

Zvicra jep 9 milion euro grante.

Katari jep 5 milion dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

SHBA do të japë 5 milion dollarë.

Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.

Azerbajxhani jep 500 mijë euro.

Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë amerikanë.

Litenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.

Norvegjia jep 21 mln korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Algjeria jep 50 mijë euro.

Brunei jep 50 mijë dollarë.

UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.

Shpresa per 450 milionë euro – Në një bisedë me Deutsche Wellen Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj pret që në konferencën e donatorëve në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. Lexo me shume

Fatura – Fatura zyrtare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit është rreth 1 mld euro. Pas verifikimit të 50 mijë ndërtesave qeveria shqiptare në bashkëpunim me 60 ekspertë të BE, BB dhe Kombet e Bashkuara kanë evidentuar se Strehimi dhe Arsimi do të marrin rreth 80% të shumës për riparimin e dëmeve.

Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 mijë persona në 11 qytete, ndërsa Tirana dhe Durrësi janë më të prekurit nga tërmet i 26 nëntori.

“985.1 mln euro efekti total: 696.3 mln euro në strehim, 150.5 mln prodhimi, 72.4 mln arsimi.

SHPËRNDAJE