BQK: Rritja ekonomike në Kosovë sivjet ishte 4.2 për qind

Rritja ekonomike këtë vit në Kosovë ka qenë 4.2 për qind.

Kjo u bë e ditur në një konferencë përmbyllëse të fundvitit të Bankës Qendrore të Kosovës ka mbajtur një konferencë përmbyllëse të fundvitit.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se këtë vit kanë shënuar rritje edhe depozitat në 3.75 miliardë.

Duke folur për normat e interesit për kredi, guvernatiri Mehemi tha se ka rënë në 6.5 përqind.

“Sa i përket sektorit të sigurimeve ka thënë se vlera e shkruar e primeve nga kompanitë e sigurimeve deri në shtator 2019 ishte 74 milion euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 7.1%.

Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara sipas tij, arriti në 37.9 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore t prej 7.3%.

SHPËRNDAJE