Braktisja e mediave sociale ju shpëton nga vetmia dhe depresioni

Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë.

Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive. Kufizimi i përdorimit të Facebook, Instagram dhe Snapchat, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, transmeton Shqip.

Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve. Studentët u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht median sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo shërbim social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kish përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie domethënëse të simptomave depresive.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët.

Edhe pse studime të tjera kanë zbuluar lidhje mes medias sociale dhe shëndetit mendor, studimi i fundit pretendon se është i pari që vendos një lidhje të qartë, rastësore, mes reduktimit të përdorimit të medias sociale dhe përmirësimit të vetmisë dhe depresionit.

“Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i medias sociale, që premton të na ndihmojë të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndjehen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.

SHPËRNDAJE