Brenda bunkerëve ku do të fshihen miliarderët nëse vjen fundi i botës

Një numër i madh i njerëzve më të pasur të botës janë duke u përgatitur për apokalipsin duke blerë ‘bunkerë të kiametit’.

Këta bunkerë – të cilët mendohet se mund t’i mbijetojnë ndonjë katastrofe globale – kanë karakteristika moderne për t’i mbijetuar çdo katastrofe.

Vivos është një nga bunkerët më të mirë në botë që është ende në ndërtim e sipër. Të ndodhur në disa fusha të Dakotës Jugore, SHBA, këta bunkerë mund të rehatojnë 10 deri në 20 njerëz – dhe janë rezistent ndaj 575 bombave, transmeton Lajmi.net.

Bunkerët janë rreth 40m të gjerë dhe 100m të gjatë dhe kanë mjaftueshëm dhoma sa për të mbajtur furnizime me ushqim për 12 muaj. Se si duken këta bunkerë mund t’i shihni fotot më poshtë: