Brenda qytetit të nëndheshëm në Turqi – Kapadokian

Qyteti që duket sikur vjen nga një botë tjetër.

Kjo pamje nga qyteti Kapadokian duket thuajse të ishte jashtëtokësore. Nga aktiviteti i lartë vullkanik mileniume më parë, e kanë krijuar ato që tani quhen oxhaqet e zanave, që janë formuar dhe gdhendur nga natyra , shkruan lajmi.net.

Gjendet në Turqinë qendrore, në një regjion shumë historik që tani është zonë studimi nga UNESCO, dhe çdo vit ka me mijëra turist.

Shumë prej vizitorëve përdorin edhe balonat me ajër të nxehtë për të parë qytetin nga lart. Kjo vepër artistike e natyrës është një prej pamjeve më të jashtëzakonshme dhe të veçanta në tokë.

Qytetarët e zonës kanë punuar me gjenerata të tëra për të ruajtur origjinalitetin e kësaj zone.

Në kohët mesjetare, pasi që shkëmbinjtë janë shumë të butë dhe gdhenden lehtësisht, Kapadokian ka qenë plotësisht i banueshëm nën tokë.

Kur qytetarët sulmoheshin nga popujt e tjerë, ata fshiheshin nën tokë shumë lehtësisht pa u vënë re nga sulmuesit.

Ishte një qytet i tërë nën tokë nën Kapadokian i quajtur Derinkuyu. Ky qytet i nëndheshëm ka qenë shtëpi për 20,000 banorë.

Ky qytet i nëndheshëm gjatë shekullit të 17 gjithashtu punoi edhe një kishë që njihet si kisha e errët.

Kjo mund të tingëlloi e frikshme, por në fakt nuk ka asgjë të errët për të përpos mungesës së dritareve, që janë ikonike për kishat.