Brenga e punëtorëve të pastrimit – menaxheri i terrenit tregon vështirësitë e tyre

Njerëzit e izoluar nëpër shtëpitë e tyre, sigurisht që prodhojnë edhe më shumë mbeturina. Për ta mbajtur situatën nën kontroll janë punëtorët e kompanive të pastrimit. InDoks ka folur me Menaxherin e Terrenit nga kompania “Pastrimi”,  Riza Selimi.

Selimi në një intervistë ka treguar se cila është brenga e punëtorëve.

‘E gjithë kjo është shumë shqetësuese, fakti  duke i shpjeguar kjo epidemi që shpërndahet përmes ajrit jo tokës siç kanë shpjeguar  ekspertët, më të thënë të drejtën është e rrezikshme sepse kjo punë nuk është vetëm në kushte pandemike po edhe në kushte normale . Vetë fjala mbeturinë po kuptohet se ka gjithçka e mundet me përcjell gjithçka”, ka thënë Selimi.

Menaxheri i terrenit , ka thënë se punëtorët që mbledhin mbeturina janë vijë e parë e frontit.

“ Po mendoj që çdo ditë jemi në vijën e parë të fronit, jo para punëtorit sepse punëtori  është i cili në vijën e frontit të parë, unë mund t’i quaj në këto rrethana janë hero të vërtetë absolutisht, nuk kemi hasur në ndonjë hezitim të tyre që t’i kryjnë detyrat e obligimet që i kanë”, ka shtuar Selimi/

SHPËRNDAJE