Breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Sot breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë, duke u bazuar në faktin e ekzistimit të tyre qysh para 110 milion vitesh (Qysh nga koha e Dinosaureve).

Që nga ajo kohë e deri më sot ekzistojnë 7 lloje prej 210 llojeve të cilat mendohet që kanë ekzistuar.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Këto 7 lloje mes veti karakterizohen me veçori specifike duke filluar nga madhesia, aftësia riprodhuese si dhe jetëgjatësia.

Jeta e breshkave detare 

‘Kemp’s ridley’ si breshka detare me e vogël me gjatësi 0.763 m dhe me peshe 36-45 kg

Leatherback ose ndryshe breshka kurriz-lekurore si breshka detare me e madhe me gjatësi 1.8 m dhe peshe afro 900 kg.

Jetëgjatësia e breshkave detare gjithashtu është karakteristike për llojin e caktuar duke variuar nga mbi 90 vite për disa lloje e deri mbi 300 vite.

Ajo që i karakterizon breshkat detare është determinimi i  gjinisë së vezëve të ardhshme të cilat do të japin pasardhës. Gjinia tek këta organizma përcaktohet nga temperatura e bregut në të cilën kanë kaluar folenizimin.  Kështu temperaturat mbi 30 gradë celzius japin individët femëror, përderisa temperaturat nën 30 gradë Celsuis, japin individ mashkullor.

Prandaj ndryshimet klimatike, sot mund të rrezikojnë seriozisht jetën e këtyre krijesave.

Breshkat detare janë të përhapura edhe në Shqipëri, ku me e përhapura është lloji Careta careta (Loggerhead) e Zakonshmja e detit. Llojet tjera janë pak të përhapura si Chelonia mydas (Green turtle) ose Breshka e gjelbër. /Blerim Zhabari/Gazeta Online Veriu.info/

 

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE