Broja: Përgjegjësi dhe vlerësim kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në mesin e gjashtë kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Mitrovicë është edhe Vesa Broja e cila u cilësua si risia e këtyre zgjedhjeve, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Broja ka thënë se është përgjegjësi e jashtëzakonshme por edhe vlerësim vota unanime e kryesisë së partisë për kandidimi për deputete.

“Kandidimi kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e liderëve tanë z. Hashim THAÇI dhe z. Kadri VESELI të palodhur e të përkushtuar deri në fund për vendin e tyre , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur qytetarëve dhe të rinjve sepse të rinjtë mund dhe duhet të japin më shumë në përfaqësimin e tyre në vendimmarrje.” – shkruan Broja në Facebook.

Shkrimi i plotë i saj:

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua dje nga kryesia e partisë me vota unanime kandidimi për deputete në zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurt-it. Kandidimi kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e liderëve tanë z. Hashim THAÇI dhe z. Kadri VESELI të palodhur e të përkushtuar deri në fund për vendin e tyre , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur qytetarëve dhe të rinjve sepse të rinjtë mund dhe duhet të japin më shumë në përfaqësimin e tyre në vendimmarrje. Sëbashku do të jemi bashkëpjesëmarrës, jo vetëm në mbështetje të programit politik të Partisë Demokratike të Kosovës në nivel qëndror dhe lokal, por edhe në hartimin e propozimeve për zhvillimin e politikave të ndryshme të PDK-së që lidhen me të rinjtë. Ju falenderoj sërish për mbështetjen tuaj, sepse ju jeni forca ime dhe motivi që më shtyn të përfshihem më shumë në politikë, duke kandiduar për Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. #Rimëkëmbje