Buffon me rekord historik në Serie A

Gianluigi Buffon është lojtari i parë në histori që ka fituar nëntë tituj të Serie A. Portieri i Juventusit ka fituar sot titullin e nëntë të Serie A edhe pse nuk u inkuadrua në lojë ndaj Romë.

Pas këtij triumfi, Buffon shkruan edhe një faqe në historinë e futbollit italian.

Buffon e ka fituar titullin në këto vite:

  • 2001/02
  • 2002/03
  • 2011/12
  • 2012/13
  • 2013/14
  • 2014/15
  • 2015/16
  • 2016/17
  • 2017/18

Max Allegri është gjithashtu trajneri i parë që fiton nga dy tituj për katër sezone me radhë.

Ai e ka bërë këtë në vitet:

2014/15
2015/16
2016/17
2017/18.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Allegri ka fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë.

Skuadra e Juventusit është shpallur kampion i Italisë – një javë para fundit të kampionatit italian.

Juventusi e ka siguruar titullin e shtatë me radhë në ndeshjen kundër Romës të zhvilluar në ‘Olimpico’ të Romës, shkruan GazetaBlic

Skuadra e Max Allegrit ka luajtur baras ndaj Romës në derbin e xhiros së 37’të të Serie A për të siguruar titullin.

Juventusi tashmë ka 92 pikë në kreun e tabelës – katër më shumë se Napoli që ndodhet në vendin e dytë me 88 pikë.

Ky është titulli i 34’të i Juventusit në histori të futbollit italian./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE