Bujqit vushtrrias përfitojnë 22 motokultivatorë nga Komuna

Përmes një projekti në përkrahje të fermerëve, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë sot 22 motokultivatorë për bujqit vushtrrias, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i Komunës është përkrahja e bujqësisë.

“Prioritet yni është që ta përkrahim bujqësinë, me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe rritjes së mirëqenies sociale të njerëzve tanë e sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale dhe kanë nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Tahiri.
Përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të Komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 Euro. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE