Bukoshi i Vushtrrisë bëhet me ujë të pijes

Në një ceremoni ku moren pjesë banorë dhe drejtues të komunës së Vushtrrisë, në fshatin Bukosh të Vushtrrisë sot është përuruar ujësjellësi.

Duke i përgëzuar banorët për ujin e pijes, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka deklaruar se me gjithë problemet teknike që po hasin, ujin e pijes do ta shpërndajnë në secilen shtëpi.

“Në Bukosh sot lëshuam ujësjellësin. Një shekull pritje për ujë i erdhi fundi. Nuk është projekt i lehtë, ka shume probleme teknike gjatë realizimit, por ujin do e sjellim në çdo familje e çdo lagje”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, Sami Miftari, i cili u ka thënë banorëve të Bukoshit se do të kenë furnizim të rregullt me ujë, por që duhet ta ruajnë atë.

Ditë me parë u lëshua ujësjellësi edhe në fshatin Stanofc i ultë. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE