Burdush mashtruesin kaq ditë në paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar kështu Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi një muaj paraburgim.

Mjeku popullor që ndryshe njihet si Burdushi sipas aktvendimit për fillim të hetimeve dyshohet për katër vepra penale.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Kërkesën për masë të paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët e Burdushit.

Mbrojta kishte kërkuar që të lirohet dhe të paraqitet në Polici, por Gjykata ka përfillur kërkesën e prokurorit.

SHPËRNDAJE