Burdushi i reagon Hasanit: Është rrenë e kulluar se shpirtrat e ligë largohen duke gjuajtur me armë

Deklarata e deputetittë  PDK-së, Nait Hasani se shpirtrat e këqij largohen duke gjuajtur me armë, është përgënjeshtruar nga një person që ia ka kushtuar gjithë jetën çështjeve besëtytnore, Hysri Burdushi. Ai e ka quajtur rrenë të kulluar, se shpirtrat mund të largohen duke i gjuajtur me armë.


Burdushi është pyetur nga një person në llogarinë e tij në Facebook, se a është e vërtetë se shpirtrat e këqij mund të largohen duke i gjuajtur me armë. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Jo është rrenë e kulluar, s’ka armë që mundet me i frikësuar apo me i mbytë shpirtin, se shpirti është jo materie formimit dhe është i pa dukshëm për syrin e njeriut. Janë metodat tjera që ka mundësi me i larguar dhe me i zhdukur. Sa i përket armeve që janë duke gjuajtur nga qejfi apo nga zori me i frikësuar shpirtin e di qe kemi tani disa lugata shumë të rrezikshëm që na e kanë sjellë mjegullën në Kosovë dhe jemi verbuar si pulat në kocak po sillemi. E këta lugatat ishalla na largohen sivjet e të ketë ndryshime Kosova”, ka shkruar Burdushi në përgjigjen e tij.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur interpelanca ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi. Në mbrojtje të Gashit dolën deputetët e partnerit të koalicionit. Nait Hasani tha se gjuajtja me armë ndodh për shkak që të largohen shpirtrat e këqij nga familja.

“Te ne gjuhet për gëzime të ndryshme, për lindje, martesa e të tjera. Kjo bëhet për t’i larguar shpirtrat e këqij nga familja. Kjo bëhet përmes gjuajtjes me armë dhe kjo është traditë e mirë”, deklaroi Hasani.