Burime të shumë vitaminave: Këto janë vetitë pozitive dhe shëruese të kumbullave

Kumbulla prejardhjen e ka nga ‘Prunus’, që këtij lloji i takojnë edhe pjeshka, kajsia, vishnjat dhe qershitë. ‘Prunus’ është një emër latin, përderisa besohet se prejardhjen e ka tej detit Kaspik

Ekzistojnë mbi 2000 lloje të kumbullave, madhësish, shijesh dhe ngjyrash të ndryshme, si: e kaltër, e gjelbër, e bardhë, e verdhë, e kuqe.

Përbërësit e dobishëm dhe shërues:

Fryti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietal, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si:

Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë.

Kumbulla në ushqim

Për ushqim duhet të përdoret kumbulla e freskët apo ajo e tharë. Përpos kumbullës së freskët, ju sugjerojmë edhe xhemin, marmelatën, pekmezin, komposton dhe lëngun nga kumbulla, ngase mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Edhe kumbullat e thara mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

Përbërësit shërues

Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si:

aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitisi, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të

kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi,kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme

me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celulitit.

SHPËRNDAJE