Burri privon nga jeta gruan e tij në Prizren

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Prizren. Një grua është privuar nga jeta, e autori dyshohet të jetë burri i saj.

Në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga ar ma e zjarrit.

Njësitë e hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë ar mën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë.

Dyshohet se me të njëjtën ar më i dyshimti ka kryer veprën penale të privimit nga jeta. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.

SHPËRNDAJE