Burri rreh gruan në hotel, por e pëson keq nga shefi i hotelit

Ky është momenti tronditës kur shefi i guximshëm i një hoteli në Spanjë i del në mbrojtje një gruaje, e cila po rrihej dhunshëm nga burri i saj.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shfaqin shefin e hotelit duke e rrëzuar në tokë burrin, i cili fillimisht e goditi me grusht në hundë.

Weinbinder, drejtor i hotelit me katër yje Carema, u desh ta mbante në tokë burrin derisa erdhi policia, transmeton Gazeta Express.

Mediat lokale atje raportojnë se burri më pas u lirua pa ndonjë akuzë. Shikojeni videon e momentit:

SHPËRNDAJE