Buxhovi: Handke e meritoi çmimin në letërsi, juria e Nobelit nuk ndikohet nga fjalët e çajtoreve

Shkrimtari dhe historian Jusuf Buxhovi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin kontrovers austriak, Peter Handke.

Buxhovi ka thënë se juria mban përgjegjësi për ndarjen e çmimeve por sipas tij ata nuk ndikohen nga fjalët e çajtoreve.

“Sa kam unë informacione- sepse te ne flitet poshtë e lartë pa pasur informacione, juria nuk besoj se është e ndonjë niveli sa të dëgjojë fjalët prej çajtoreve të ndryshme. Protokollet dhe vendimet 50 vite mbahen të mbyllura”, tha Buxhovi.

Ai ka thënë se në vlerësimin për Letërsinë para se gjithash merret për bazë aspekti letrarë.

Debat Plus me Ermal Pandurin – Nobeli për Peter Handke – 14.10.2019

Nobeli për Peter HandkeJusuf Buxhovi- ShkrimtarBen Apolloni- RegjisorMehmer Musaj- Koordinator në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Publiée par RTV Dukagjini sur Lundi 14 octobre 2019

SHPËRNDAJE