Byrek me patate: Recetë që nuk e keni provuar më herët

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ka pafund përbërës dhe mënyra se si ta përgatisni byrekun. Gatuajeni sipas kësaj recete për të provuar një shije akoma më të veçantë. Patatja është përbërësi kryesor.

Nëse ju pëlqen mund ta ndani edhe me miqtë tuaj!

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Përbërësit:

2 petë të gatshme
4 patate
1/2 lugë çaji kripë
1/8 lugë çaji piper i zi
1 lugë gjelle vaj luledielli
1/4 lugë çaji piper i kuq
1 qepë e grirë imët
1 gotë bizele
100 gram brokoli
1 spec të grirë imët
1 gotë salcë domatesh e freskët
1 gotë ujë
pak borzilok
3 karota të grira imët
Përgatitja:

Zieni fillimisht patatet në një tenxhere me ujë të kripur. Shtypini me një pirun dhe bëjini pure. Hidhni kripën ujin, piperin. Trazojini mirë dhe i lini mënjanë.

Skuqni qepën në një tigan me vaj derisa të zbutet. Shtoni brokolin e prerë, karotat, bizelet, domatet, borzilokun dhe pak kripë. Mbulojini dhe lërini të gatuhen për 15 minuta.

Vendosni petën e parë të gatshme në një tavë. Përzieni së bashku purenë dhe perimet e gatuara dhe shtojeni mbi të.
Vendosni petën tjetër.

Piqeni në furrë për 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE