Bytyqi jep lajmin e mirë për studentët

Studentët kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të reja për vazhdim të studimeve Master dhe PhD në Pragë të Republikës së Çekisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i arsimit Shyqiri Bytyqi pas një takimi më drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë, që është Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare – Instituti i Ekonomisë., transmeton gazeta online veriu.info.

Ministri Bytyqi ka paralajmëruar së shpejti një Marrëveshje Bashkëpunimi më këtë institut i specializuar në fushën e ekonomisë.

Ky është postimi i plotë i Bytyqit:

Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë 🇽🇰 🇨🇿

Kam pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin e nderuar Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.

Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë.

SHPËRNDAJE