Cana befason me këtë deklaratë për kombëtaren shqiptare

Lorik Cana është legjendë dhe ikonë e futbollit shqiptar. Ai u pensionua nga futbolli vitin e kaluar, derisa u përfol se mund të kthehet si Lazio si lojtar, pasi kjo skuadër ka nevojë për mbrojtës.

Megjithatë, Cana në një intervistë për mediat italiane ka thënë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë dhe ai nuk do të kthehet më si futbollist aktiv, përcjell albinfo.ch.

“Nuk do të rikthehem të luaj. Jam larguar nga futbolli aktiv dhe kam plane tjera. Momentalisht drejtoj një organizatë për promovimin e sportit në Shqipëri dhe njëkohësisht po ndjek kualifikimet për trajner. Do të më pëlqente të drejtoja kombëtaren, por nuk është në planet e mia afatshkurtra”, theksoi Cana.

Pikërisht më 9 tetor është planifikuar ndeshja lamtumirëse e Lorik Canës para duelit Shqipëri-Itali.

Megjithatë, tifozët “Kuq e Zi” i kanë kërkuar legjendës shqiptare që të shtyjë ndeshjen e tij lamtumirëse për më vonë, pasi nuk do të jenë prezent në këtë ballafaqim. Siç dihet tifozët janë në bojkot ndaj Federatës shqiptare dhe nuk shkojnë kur Shqipëria luan si vendas.

/

SHPËRNDAJE