Çarje e madhe në koalicionin NISMA – AKR, rrezikojnë moskalimin e pragut prej 5 %

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit duket se jo gjithçka po shkon më së miri për koalicionin parazgjedhor NISMA – AKR.

Dy liderët e këtyre partive nënshkruan koalicion javë më parë të entuziazmuar se kjo iu siguron disa ulëse në Kuvendin e Kosovës, por duket se gjërat nuk shkuan ashtu si e planifikuan.

Pas kohë më pas filluan mospajtimet brenda këtij koalcioni parazgjedhor, që ka shtyrë kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, që t’i mbajt tubimet elektorale ndaras AKR-së.

Për këtë çarje ditë më parë ka raportuar gazeta online veriu.info pasi në Mitrovicë në të njëjtën ditë dy partitë kishin mbajtur tubime ndaras e ku në tubimin e AKR-së u pa një numër shumë i vogël i mbështetësve të kësaj partie.

Mospajtimet që kanë nisur brenda koalicionit parazgjedhor e rrezikojnë seriozisht këtë koalicion që të mos e kalojë pragun.

Sipas burimeve sondazhet e fundit e kanë nxjerrë këtë koalicion me 4.5% të votave.

Po ashtu nga terreni mësohet se zyrtarët e lartë të të dyja partive po iu bëjnë thirrje militantëve të tyre që të mos i votojnë kandidatëve e partisë tjetër.

Mjafton të shikohen profilet zyrtare të Limajt dhe Pacollit për të kuptuar se takimet e tyre të gjitha po mbahen ndaras./veriu.info/

Takimi i NISMA-s në Mitrovicë

Takimi i Behgjet Pacollit në Mitrovicë

Limaj në Prizren, edhe këtu pa Behgjet Pacollin e AKR-së

Behgjet Pacolli takim ndaras në Prizren

Fatmir Limaj në Malishevë