‘Çarten’ serbët për këngën e Ramë Lahajt në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Tenori shqitar, Ramë Lahaj pikërisht me datë 17 shkurt publikoi projektin e përpunuar të Vaçe Zeles, këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Këngë kjo që u pëlqye shumë nga publiku, e në të cilën Lahaj kishte bërë disa ndryshime të vogla.

Por, duket se kjo këngë ka nervozuar serbët, ku dhe mediat atje kanë shpërthyer me artikuj ndaj tenorit, i cili përmendi dhe temën e kufijve në këngë.

“Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi “Mos na e prekni kufirin”.

Është vet Ramë Lahaj ai që publikoi artikujt e mediave serbe të cilat kanë shkruajtur: “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Madhësia e territorit dhe ushtria e Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës’.”

Ndërsa Ramë shkruan në njërin nga artikujt duke qeshur: “I paska tutë motoja e kufinit”./GazetaBlic

SHPËRNDAJE