Deputeti i Kuvendit të Kosovë, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupi.
Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar lirimin e këtyre deputetëve.
Shkrimi i plotë:
Të premten u arrestuan dhunshëm Albini, Donika dhe Albulena sikurse të kishin kryer ndonjë krim. Të nesërmen i liruan, akt ky që na bëri të mendojmë se pushteti e kuptoi gabimin e vet.
Por jo, tash prap i paskan arrestuar Albinin dhe Donikën vetëm për shkak se ata iu bashkuan festës së mijëra qytetarëve në sheshin Skënderbeu.
Edhe njëherë, kërkojmë ndaljen e persekutimit ndaj Lëvizjes sonë dhe lirimin sa më të shpejtë të deputetëve dhe aktivistëve të dënuar ditë më parë.