Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër(e enjte) e zhvillon ndeshjen e radhës për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në ‘Euro 2020’.
Përfaqësuesen e Kosovës në futboll të enjten e 14 nëntorit e pret një punë e vështirë ndaj Malit të Zi, ku si opsion është vetëm fitorja.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Dossan Arena’’ në Plzen me fillim prej orës 20:45.
Ashtu si për çdo ndeshje, në faqen zyrtare të UEFA’s është bërë një anketë lidhur me fituesin, ku të gjithë kanë të drejtë vote.
Deri më tani 68.23% të votave i takojnë fitores së Kosovës, 23,01% Çekisë dhe 8.76% mendojnë se kjo ndeshje përfundon me barazim./gazetametro.net