Çfarë do të ndodhë me konsumatorët që posedojnë numra Z-Mobile?

Gjatë ditës së djeshme Bordi i Telekomit të Kosovës njoftoi për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile .

Kontrata e nënshkruar 10 vjet më parë i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Po çka do të ndodhë me numrat Z-Mobile pas ndërprerjes së kësaj kontrate ?

Në një prononcim për Gazeta Blic Kryeshefi i Telekom Bedri Istrefi ka theksoi se konsumatorët duhet të jenë të qetë sa i përket shkëputjes së kësaj kontrate.

Istrefi ka thënë se të gjithë konsumatorët që posedojnë numra Z-Mobile nuk mbesin për asnjë moment pa shërbime.

“Jemi tu u konsultu me ARKEP-in, për veprimet e mëtutjeshme të cilat do ti ndërmarrim.Na duhet të jemi të kujdesshëm, me veprime të ngadalshme që mos të dëmtohet konsumatori.Kemi të bëjmë me shumë veprime brenda këtij procesi  të tranzicionit, kemi të bëjmë me të dhënat personale dhe pas asaj jemi të obliguar sipas ARKEP (Autoriteti Rregullativ I Komunikimeve Elektronike dhe Postare)që çdo numër që merr një konsumator ta ketë në emrin e tij personal dhe me të dhënat personale. Do të punojmë ngushtë me agjensionet për mbrojtjen e të dhënave personale, do ti trajtojmë të gjitha format ligjore që mos të ketë asnjë gabim gjatë procedurave të kësaj faze të tranzicionit. Konsumatori nuk do të jetë në asnjë moment pa shërbime”, ka thënë Istrefi.

Ndryshe në njoftimin e AKREP bëhet me dije se Telekomi i Kosovës është zotuar se në pajtim me kushtet kontraktuale komerciale do të aplikoj një periudhe tranzitore në funksion të mbrojtjes së të konsumatorëve për mos ndërprerje të shërbimit.

SHPËRNDAJE