Çfarë i ndodh trupit tuaj, pasi hiqni dorë nga mishi

Për shumë nga shqiptarët, mishi është një domosdoshmëri, i cili duhet të jetë gjithmonë në tryezë. Por, teksa vitet e fundit, çdo herë e më tepër, njerëzit janë duke hequr dorë, disa janë kthyer plotësisht në vegjetarianë, e të tjerë e konsumojnë në mënyrë të moderuar. Pas shumë pak javësh, njerëzit të cilët hanë shëndetshëm, kanë përmirësime të shumta në shëndetin e tyre. Duke nisur që nga rregullimi i insulinës, rënia e nivelit të kolesterolit, përmirësimi i gjumit, lëkurës së fytyrës dhe kanë më shumë energji.

Ja disa nga ndryshimet që ka organizmi i një mishngrënësi dhe një vegjetariani. Më pas na thoni ju nëse edhe trupi juaj ka pësuar këto ndryshime.

Kolesteroli, presioni i gjakut dhe rreziku i sëmundjeve të gjakut fillon të ulet

Studime të shumta shkencore, kanë lidhur kolesterolin e marr nga ushqimet dhe yndyrat e ngopura, me sëmundjet kardiovaskulare. Dhjami i ngopur është i pranishëm në të gjitha llojet e mishit dhe peshkut. Ndërsa një dietë vegane, nuk ka asnjë kolesterol dhe ka shumë pak yndyra të ngopura. Kur njerëzit ndalojnë së ngrëni mishin apo peshkun, niveli i tyre i kolesterolit bie dhe rreziku nga sëmundjet e zemrës, është i ulët.

Nëse vuani nga diabeti, do t’i shihni ndryshimet në më pak se 24 orë

Shoqata Amerikane e Diabetit konfirmon se një dietë vegane përmirëson kontrollin e glicerinës dhe faktorët e rrezikut kardiovaskular në individët me diabet të Tipit 2. Sipas një studimi nga Shoqata, njerëzit që hanë sasi të mëdha të proteinave shtazore, nga ana tjetër, kanë 22% më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin.

Ulet rreziku për tu prekur nga lloje të ndryshme të kancerit

Studime të shumta nga universitetet më të njohura, si edhe nga studiues të ndryshëm, kanë provuar që konsumimi i produkteve të kafshëve, ka më tepër rrezik të shkaktojë kancer në forma të ndryshme. Ndërkohë, vegjetarianët kanë 40% mundësi më pak, për tu prekur nga kanceri i gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë, krahasuar me mishngrënësit.

Personi fillon të dobësohet

Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në universitetin “George Washington”, SHBA, provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse ndalon së ngrëni mish. Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics” dhe tregoi se njerëzit që nuk hanin më mish kishin humbur rreth 10kg.

SHPËRNDAJE