Çfarë kishte thënë Salah për tifozët e Romës para se t’i shënonte dy gola ish-ekipit të tij

Mohamed Salah ka gjunjëzuar ish-skuadrën e tij Roma në Ligën e Kampionëve.

Në gjysmëfinalen e parë të luajtur në ‘Anfield’, egjiptiani shënoi dy gola dhe dhuroi dy asiste, për ta çuar Liverpoolin me një këmbë në finalen e Kievit.

25-vjeçari shënoi dy golat e parë, në fitoren e thellë me rezultat 5:2 të Liverpoolit.Por, Salah nuk e festoi asnjërën prej golave.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Mesfushori kaloi dy sezone në kryeqytetin italian, dhe para se të kalonte në Anfield, ai u bë një prej më të pëlqyerve te Roma, gjatë 83 paraqitjeve të tij me klubin.

Andaj, përballja e tij me ish-skuadrën ishte një moment emocional. Para ndeshjes, Salah kishte deklaruar se ai kishte kaluar një kohë të mrekullueshme me tifozët, dhe se kishte luftuar në vazhdimësi për klubin.

“Unë mezi pres të luaj ndaj tyre, i dua tifozët, ata më duan, dhe ka shumë emocione”, kishte deklaruar para ndeshjes Salah.“Shpresoj se do të fitojmë, por po ashtu ju dëshiroj atyre fat”, kishte thënë Salah para ndeshjes, duke i dërguar paralajmërim tifozëve të Romës. /Insporti

SHPËRNDAJE