Çfarë mbështetje kishte Thaçi nga qytetarët që nga shpallja e pavarësisë e deri sot

Hulumtimi i Kantar TNS lidhur me matjet e opinionit publik për liderët kosovarë, të cilin e posedon Periskopi, ka nxjerr të dhëna interesante lidhur me ngritjen dhe rënien e mbështetjes për liderë të caktuar që janë përfshirë në hulumtim.

Veç tjerash, në këtë hulumtim, që është kryer duke marrë opinionet e qytetarëve në komunat më të mëdha të Kosovës, e të cilin, të plotë mund ta lexoni KËTU, mund të shihet se çfarë mbështetje kishte Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës, përgjatë periudhës 2003 – 2018.

Është interesant, fakti se Thaçi në bazë të këtij hulumtimi, kishte një mbështetje të madhe qytetarë në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sidomos dy vite më herët, pra më 2006 dhe 2007.

Në shkurt të vitit 2006, siç shihet edhe në grafikon, Hashim Thaçi ka pasur një mbështetje 100% nga qytetarët e komunave më të mëdha në Kosovë: Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjilani dhe Gjakova.

Në grafikon mund ta shihni së në shkurt të vitit 2006, Thaçi prekë pikën 100, mbështetje kjo e cila i vazhdon për afro tre muaj.

Më pas, kjo mbështetje i bie në 80 %, konkretisht në qershor të një viti më pas, pra në vitin 2008.

Ndërkaq, në bazë të të dhënave nga grafikoni, shihet se Thaçi ka një mbështetje 50 për qind nga qytetarët e anketuar në komunat më të mëdha të Kosovës./Periskopi/

SHPËRNDAJE