Çfarë mund të bëjë Albin Kurti dhe të tjerët pas vendimit të PAZP-së

Edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parshtresa ka vendosur që Albin Kurti si dhe kandidatët të tjerë që kanë vepra penale, të mos iu lejohet kandidmi në zgjedhjet e 14 shkurti.

PZAP gjatë ditës së martë ka vendosur kundër ankesë se nëntë partive politike të cilat ishin ankuar ndaj vendimi të KQZ për mos certifikimin e listave zgjedhore.

Gjykata Supreme është opsioni i radhës ku mund të drejtohen personat që janë kundër këtij vendimi, duke përfshirë këtu edhe kreun e VV-së, Albin Kurti.

Kështu ka bërë të ditur, Albert Krasnisqi nga Demokracia Plus në një intersvste për Fokusin Zgjedhor.

“Në rast që ata nuk pajtohen me vendimin e PZAP atëherë mund të ankohen edhe në Gjykatën Supreme, e cila ka 72 orë për të dhënë përgjigje. Dhe gjithçka duhet të përfundoj me 31 janar të këtij viti, ku do të tregohet se kush do të certifikohet nga kandidatët dhe nga partitë politike. Në rast që këta kandidat nuk pajtohen as me Gjykatën Supreme atëherë këtë mund të drejtohen në Gjykaten Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më poshtë gjeni të plotë intervistën.