Çfarë po ndodh? Kadri Veseli largohet nga Kuvendi

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tashmë është larguar krejtësisht nga kuvendi i Kosovës.

Ai do të jetë pjesë e forumit të diskutimit me kryeparlamentarët shqiptar, atij të Shqipërisë Gramos Ruçi dhe Talat Xhaferi.

Pas mbledhjes së kryesisë e cila përfundoi para pak minutash, Veseli bëri të ditur se seanca për ratifikimin e Demarkacionit do të vazhdojë shumë shpejt. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Kjo seanca është ndërprerë dy herë sot, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje. Ndërkohë, që ky është tentimi i pestë i koalicionit për ta ratifikuar marrëveshjen e Vjenës.

SHPËRNDAJE