Çfarë po ndodh me partitë boshnjake? Ka dyshime se Lista Srpska e rriti iniciativën e Adriana Hoxhiqit

Iniciativa e Adriana Hoxhiqit, e deklaruar si boshnjake, ka dalë e para prej këtij komuniteti. Shumica e votave që i ka marrë Hoxhiq vijnë prej komunave me shumicë serbe. Gjatë fushatës është raportuar në media se Lista Srpska po tenton që përmes Hoxhiqit të rrisë ndikimin e saj në Kuvendin e Kosovës me më shumë se 10 deputetë, sa i takojnëv serbëve.

Anell Bajra, pjesëtar i komunitetit boshnjak në Kosovë, në një shkrim në Facebook ka ngritur dyshime se Lista Srpska ka ndarë një pjesë të votave të saj për komunitetet e tjera. Edhe gjatë fushatës është raportuar se Lista Srpska po tenton që, përveç 10 ulëseve të rezervuara për serbët, të marrë edhe disa ulëse të rezervuara për pakicat tjera kombëtare.

Bajra thotë se në zgjedhjet që u mbajtën me 14 shkurt, çuditërisht partitë boshnjake në tërësi morën gjashtë mijë vota më shumë, se sa në çdo palë zgjedhje tjera të mbajtura në Kosovë. Veçse këtë vit doli e para prej boshnjakëve iniciativa e Adriana Hoxhiqit, që garoi për herë të parë. Sipas të dhënave të KQZ-së, Hoxhiqi shumicën e votave i ka marrë në komunat me shumicë serbe.

“Per me zberthy edhe me shume kete anomali, e bera nje analize te votave te cilat i ka fituar Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (e deklaruar si boshnjake) e cila per here te pare garon ne zgjedhjet nacionale ne Republiken e Kosoves dhe i fshin perpara te gjitha partite tjera boshnjake. Nga 6379 vota te fituara ne total, del qe 5575 vota apo 87.39% nga totali i votave te tyre i ka marre ne 10 komuna me shumice serbe ne Republiken e Kosoves”, ka shkkruar Bajra në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

E SFIDOJ KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE KOSOVES

A mund te perfaqesoj nje deputet vullnetin e popullit te nje pakice etnike ne Kuvend, duke e fituar kete mandat me votat e kontrabanduara te nje komuniteti tjeter?

Dje, ne procesin zgjedhor, ka ndodh nje anomali e pazakonte dhe nje presedent shume i rrezikshem i cili e devijon vullnetin qytetar per t’u perfaqesuar ne Kuvendin e Kosoves. Rasti konkret eshte me perfaqesimin e komunitetit boshnjak ne Kuvend. Sipas rezultateve te pubikuar nga KQZ deri me sot ne ora 12:00, partia fituese ne komunitetin boshnjak eshte Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic me 6379 vota; partija e dyte eshte Koalicija Vakat me 5667 vota; partija e trete eshte NDS me 2760, partia e katert eshte SDU me 2431 vota dhe partija e peste qe rangohet eshte NASA Inicijativa me 1287 vota. Ne total 18524 vota boshnjake, gjithnje sipas rezultateve preliminare te publikuara nga KQZ deri me sot me date 15.2.2021 ora 12:00.

Problemi kryesor eshte per faktin se ne zgjedhjet parlamentare ne vitin 2019 numri i i pergjithshem i votuesve boshnjake ka qene 12421; ne vitin 2017 ka qene 11450; ne vitin 2014 ka qene 11970, ndersa ne zgjedhjet e para parlamentare qe nga pavaresia e Kosoves me 2010 kane qene 11194 votues boshnjak. Pra, sipas ketyre statistikave nga KQZ, ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 ne krahasim me zgjedhjet e kaluara kemi nje rritje enorme (te dyshimte) te votuesve boshnjake, nese e zberthejme ne shifer i bjen rreth 6103 votues te rinj. Me ne detaje e keni te paraqitur ne grafikonin 1 dhe 2.

Shtrohet pyetja: A eshte brenda normales me pas kete rritje te numrit te votuesve boshnjake, per me pak se 1 vit e 5 muaj, duke e krahasuar me numrin total te votuesve boshnjake ne vitin 2019?

Per me zberthy edhe me shume kete anomali, e bera nje analize te votave te cilat i ka fituar Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (e deklaruar si boshnjake) e cila per here te pare garon ne zgjedhjet nacionale ne Republiken e Kosoves dhe i fshin perpara te gjitha partite tjera boshnjake.

Nga 6379 vota te fituara ne total, del qe 5575 vota apo 87.39% nga totali i votave te tyre i ka marre ne 10 komuna me shumice serbe ne Republiken e Kosoves. Se si jane te shperndara keto votat ne komunat me shumice serbe mund ta gjeni ne detaje ne grafikonin 3 qe eshte pjese e ketij postimi.

Nje krahasim tjeter interesant eshte qe nese i minusojme 6379 votat e UZ-AH nga totali i votuesve boshnjake sa jane 18524, rezultati na del qe jane 12145 vota per 4 parti tjera boshnjake, e ky numer perputhet jashtezakonisht mire me numrin e pergjithshem te votuesve boshnjake duke i krahasuar votuesit boshnjak ne zgjedhjet parlamentare ne vitet 2019, 2017, 2014 dhe 2010.

Shtrohen pyetjet:

Ku ishin keto vota boshnjake ne 4 pale zgjedhje te kaluara?

A ekzistojne apo jane fiktive ato?

Po ashtu, nese i krahasojme rezultatet zgjedhore te Listes Serbe deri sot ne ora 12:00 ka fituar 43746 vota, ndersa ne zgjedhjet e vitit 2019 ka fituar plot 53861 vota, pra nje diference prej 10115 vota me pak ne keto zgjedhje. Ku kane mbet keto vota? Dyshimi im eshte se jane shperndare qellimisht tek partite tjera minoritare te cilat do t’i kontrollojne ne Kuvend.

Shtrohen pyetjet:

A eshte votuar Ujedinjena Zajednica- Adrijana Hodzic me votat serbe, specifikisht nga lista serbe?

A kondiserohet kjo manipulim i procesit zgjedhor dhe nderhyrje direkte nga Beogradi zyrtar?

Sipas ketyre rezultateve zgjedhore Ujedinenja Zajednica – Adrijana Hodzic se paku tani per tani do te fitoj nje mandat ne Kuvend, me gjase te madhe ta fitoj edhe mandatin e dyte (votat me poste nga Serbia nuk jane numruar ende) te komunitetit boshnjak, duke i perjashtuar ta fitojne me merite mandatin e deputetes, znj. Duda Balje dhe znj. Emilija Redzepi nga nje proces jo fer zgjedhor.

Ne krejt kete fenomen bizar, cka eshte me e rendesishmja dhe problemi kryesor eshte pyetja: Vetem pse nje kandidate deklarohet se eshte boshnjake dhe regjistrohet ne KQZ per me garu ne zgjedhje, ndersa nga rezultetet del se 87.39% te votave te pergjithshme i merr nga komunitetit serb, a mund te perfaqesoje vullnetin dhe interesat e komunitetit boshnjak ne Kuvend, per faktin se ajo nuk ka mbeshtetje reale te ketij komuniteti. Pra, a eshte ky mandat i fituar brenda frymes se Kushtetutes se Republikes se Kosoves, pasi qe 3 vende jane te garantuara per perfaqesuesit e komunitetit boshnjak.

Ftoj: KQZ, Prokurorine e Kosoves, Policine e Kosoves, AKI dhe te gjitha institucionet relevante te fillojne nje hetim te thelle ne lidhje me kete manipulim qe kane ndodhur ne procesin zgjedhor, specifikisht vetem tek votat e komunitetit boshnjak.

Ftoj: Te gjitha partite boshnjake qe kane garuar fer ne keto zgjedhje: SDU Socijaldemokratska Unija; NAŠA Inicijativa; Demokratska Stranka Bošnjaka – Koalicija Vakat dhe Nova Demokratska Stranka te behen bashke dhe ta dorezojne ne KQZ nje ankese te perbashket.

Ftoj: Te gjitha partite shqiptare dhe te komuniteteve tjera joshumice ta perkrahin kete iniciative qe ka per qellim mbrojtjen e Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Ftoj: Bashkesine Nderkombetare jashte dhe perfaqesite e tyre brenda ne Kosove te reagojne dhe denojne kete sulm dhe shtremberim te demokracise.

Ftoj: Mediat t’i kushtojne nje rendesi te vecante ne publikimin e ketij lajmin dhe ta informojne drejt publikun e Kosoves.

Ftoj: Shoqerine civile ta perkrahe kete inicijative dhe po ashtu ta denoj kete manipulim tendencioz.

Ftoj: Juristet dhe njohesit e mire te Kushtetutes dhe akteve normative ne Kosove te me ndihmojne ‘pro bono’ me ndihme juridike ne kete beteje ligjore qe ka per qellim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe parandalimin e shtremberimit te demokracise ne Republiken e Kosoves.

Ftoj: Te gjithe qytetaret e Kosoves ta denojne kete akt te ulet, dhe te mos e paragjykojn komunitetin boshnjak, sepse ato vota nuk jane realisht te boshnjakeve dhe znj. Adrijana Hodzic nuk perfaqeson vullnetin dhe interesat e komunitetit boshnjak ne Kosove.

Faleminderit per mirekuptim!

Me respekt,

Anell Bajra – Pjesetar i komunitetit boshnjak ne Kosove